Si të bëheni Qiradhënës automjeti

Ndërro profilin

Mund të lundroni në aplikacion si Mik ose si Klient. Për t’u bërë Qiradhënës, duhet të ndërroni profilet. Kalimi nga profili i Klientit në Qiradhënës nuk do të thotë që ju keni akses të plotë në të gjitha veçoritë e aplikacionit.

Ju do të duhet të jepni disa informacione për këtë llogari. Hapat janë të lehtë pasi ndjekin njëri-tjetrin deri në përfundimin e profilit.

Përfitimet e të qënurit Qiradhënës

Procesi i listimit

Krijo listimin tënd: Ngarko fotografi, jep detajet e automjetit dhe cakto tarifat e qirasë.

Menaxhoni rezervimet: Pranoni ose refuzoni kërkesat për rezervime, komunikoni me të ftuarit dhe gjurmoni fitimet tuaja.

Optimizoni listimin tuaj: Ndiqni këshillat tona për krijimin e një listimi tërheqës që bie në sy për mysafirët e mundshëm.

Kërkesat dhe Udhëzimet

Kriteret e pranueshmërisë: Duhet të plotësojë kërkesat e Rentout për moshën e automjetit, gjendjen dhe mbulimin e sigurimit.

Specifikimet e automjetit: Jepni informacion të saktë për markën, modelin, vitin dhe veçoritë e automjetit tuaj.

Standardet e sigurisë: Sigurohuni që makina juaj të përmbushë standardet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së Rentout për një përvojë me qira pa shqetësime.

Mbulimi me sigurim: Lexoni planet e disponueshme të sigurimit për automjetin tuaj dhe ato që i ofrohen Klientëve tuaj përmes platformës së Rentout.

Mbështetje dhe asistencë rrugore 24/7

Mbështetje e vazhdueshme: Ekipi i Rentout është këtu për t’ju ndihmuar me çdo pyetje ose shqetësim që mund të keni.

Burimet: Hyni në udhëzues, mësime dhe FAQ për të optimizuar përvojën tuaj të pritjes dhe për të maksimizuar fitimet tuaja.

Pyetjet më të shpeshta

Çdo makinë ka të drejtë të jepet me qira në Rentout nëse makina është:
• E regjistruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut ose Mal të Zi.
• Në varësi të vendit, është më pak se 20 vjeç në momentin e listimit (në Kosovë 10 vite).
• Në pronësi e regjistruar në këto 4 vende dhe është e prodhuar për të transportuar deri në tetë pasagjerë, si dhe peshon jo më shumë se 3500 kg.
• Ka kaluar kontrollin teknik periodik, ka paguar sigurimin e kërkuar nga autoritetet dhe ka paguar të gjitha taksat e makinës. 

Nëse makina juaj është e mirëmbajtur mirë, e dhënë me qira për një çmim të mirë dhe është një model i ri, ajo mund t’ju sjellë deri në 650 euro ose më shumë, mesatarisht çdo muaj.
Duke qenë platforma më e madhe në Ballkan, Rentout do të ofrojë një panoramë të qartë për këtë treg, duke rregulluar dhe ulur çmimet e makinave me qira sepse nuk ka tarifa shtesë për Qiradhënësit.
Sigurimi i fotografive me cilësi të lartë, një listë përshkruese, shërbime ose produkte shtesë dhe një kalendar në dispozicion mund t’ju ndihmojë të jepni me qira makinën tuaj shumë më tepër. Duke marrë parasysh këta faktorë dhe të tjerë, mund të bëni afërsisht:

1 makinë të listuara në Rentout: 8,545 euro në vit
3 makina të listuara në Rentout: 24,876 euro në vit
5 makina të listuara në Rentout: 45,698 euro në vit
10 makina të listuara në Rentout: 92,325 euro në vit

Të qenurit partnerë me kompani të rëndësishme ndërkombëtare dhe të specializuara në zgjidhjen e këtyre çështjeve, ofrimi i shumë planeve të sigurimit, kodimi i duhur i procesit tonë të verifikimit, rezervimit dhe prania e një ekipi mbështetës 24/7, për t’ju ndihmuar dhe për t’ju lidhur drejtpërdrejt me autoritetet policore, do të ulë në mënyrë drastike shanset e automjetit tuaj për tu vjedhur.

Nëse një automjet vidhet, Qiradhënësi duhet të bëjë një kallëzim duke deklaruar pranë autoriteteve policore brenda 24 orëve vjedhjen e makinës së tij/saj. Kompania e sigurimit mund të rimbursojë vlerën e makinës suaj, siç përcaktohet nga një ekspert, nëse ajo mbrohet plotësisht nga planet tona, por jo në rast vjedhjeje të automjetit.
Platforma jonë është e koduar për të ofruar shumë shërbime GPS & TELEMATIKE për Qiradhënësit tanë, duke kontrolluar dhe mbrojtur të gjitha automjetet e tyre nëpërmjet saj. Nëpermjet aplikacionit, ju mund të parandaloni ose fikni funksionimin e motorit të makinës, të hapin / mbyllin dyert e makinës ose të fikin / ndezin manualisht baterinë e makinës, duke i udhëzuar drejtuesit e tyre se si ta bëjnë këtë. Ekipi mbështetës i Rentout ka në posedim të tij një rrjet lidhjesh dhe shumë bashkëpunime institucionale të ofruara nga platforma jonë për të lidhur menjëherë me autoritetet e policisë, Qiradhënësit e automjeteve apo kompanitë private të sigurisë duke parandaluar vjedhjen e një automjeti.

Për më tepër, Qiradhënësit duke aktivizuar “një opsion të detyrueshëm të blerjes së planeve të sigurimit” për Klientët e tyre, kanë mundësinë ti detyrojnë ata sa herë që automjeti i tyre merret me qira, si dhe të blejnë një  kasko ditore ose vjetore “full” sigurimi duke mbrojtur e tyre.

Regjistrimi i një automjeti në Rentout dhe marrja e rezervimit është plotësisht falas. Pra, Qiradhënësi ynë mund të ketë rezervime falas, të menaxhojë flotën e tij falas, të menaxhojë kalendarin e tij falas, të shtojë dhe të paguhet për shërbime dhe produkte shtesë falas, të kujtohet nga aplikacioni për shumë shërbime falas (pagesa e siguracionit, taksave, apo kryerja e shërbimeve në servis) të mbështetet 24/7 falas, të njoftohet falas, etj. Nëse keni në dorë të gjithë informacionin e nevojshëm e automjetit tuaj, duhen vetëm 7 minuta për të regjistruar automjetin tuaj në Rentout dhe për të përfituar nga të gjitha këto shërbime falas.

Qiradhënësit e automjeteve mund të blejnë shumë plane ditore sigurimi për makinat e tyre përmes Rentout. Ata gjithashtu mund të përfitojnë nga mbështetja dhe shërbimet e asistencës rrugore 24/7. Për më shumë informacione, ju lutemi lexoni udhëzuesin tonë të sigurimit për të kuptuar mbulimin e tyre dhe shërbimet e ofruara.


Po, ata mund të ndajnë një automjet të siguruar nga një kompani tjetër sigurimi, por ju lutemi verifikoni për mbrojtjen që ai siguracion i ofron automjetit tuaj, nëse ofruesi juaj i sigurimit mbulon mbrojtjen e automjetit edhe kur ai është dhënë me qira (në përgjithësi nuk mbulohet). Nëse ndodh ndonjë gjë me automjetin tuaj gjatë një marrdhënjeje me qira, politikat tona dhe kompania e sigurimit do të mbulojnë kërkesën tuaj.

Në rast aksidenti ose automjeti të dëmtuar gjatë udhëtimit, Rentout u ofron drejtuesve të saj shërbimet e ngarkimit të fotove të aksidentit, të raportit të policisë dhe fotografive të dëmtimit të automjeteve online në internet dhe më pas mbështetjen e menjëhershme të partënerve tanë, kompanisë së sigurimeve, apo ekipit tonë mbështetës online 24/7. Ky proces do të përshpejtojë mbulimin nga kompania e sigurimit dhe do të sigurojë prova për çdo pretendim nga të dyja palët.

Nëse autoritetet policore deklarojnë fajtor shoferin që drejtonte automjetin, atëherë ajo/ai duhet të paguajë shpenzimet e riparimit deri në shumën e pasiguruar të automjetit dhe kompania e sigurimit paguan pjesën tjetër.

Rentout u ofron të dyja palëve, Individëve dhe Kompanive mundësinë për të marrë me qira makinat e tyre. Ju mund të regjistroheni si Individ ose si Kompani dhe të përfitoni nga shërbimet tona për të marr me qira një automjet. Ju gjithashtu mund të regjistroheni si një kompani nën profilin e një shoferi / klienti dhe të merrni me qira një automjet. Duke vepruar kështu kompania juaj do të ketë mundësinë që këto pagesa t’i deklarojë si shpenzime për qëllime biznesi.

Për t’u ofruar Qiradhënësve dhe Klientëve tanë mënyra të ndryshme pagese, Rentout ka partneritete ndërkombëtare me platformat më të rëndësishme në botë. Qiradhënësit tanë mund të paguhen me para në dorë ose në internet me një kartë debiti, kartë krediti ose transfertë bankare. Këto pagesa të qirasë transferohen drejtpërdrejt në llogarinë bankare Qiradhënësit, të cilën Klientët e tij mund ta paguajnë me para në dorë përpara se të fillojë marrja me qira ose në internet. Për sa i përket pagesave të planit të sigurimit dhe tarifës së platformës nga Klienti, këto shërbime duhet të paguhen gjithmonë online.
Transferta bankare i duhen të paktën 3 ditë pune pas përfundimit të afatit të qirasë, për të arritur në llogarinë tuaj bankare. Zakonisht, transfertat kërkojnë 1 ose 2 ditë pune për të arritur në llogarinë tuaj bankare. Kjo do të thotë se pagesa do të shfaqet në llogarinë tuaj bankare 4 deri në 5 ditë pune pas përfundimit të qirasë. Ky proces do t’i ndihmojë të gjitha palët të paguhen jo vetëm për shërbimet e qirasë, por edhe në rastet e rimbursimeve, shkeljeve të politikave ose anulimeve brenda 23 orëve e 59 minutave nga fillimi i qirasë.
Platforma jonë trajton të gjitha politikat e anulimeve, rimbursimeve dhe shkeljeve në partneritet me partnerët tanë. Mos u shqetësoni, çdo provë ruhet e sigurtë nga sistemi ynë dhe ky aplikacion inovativ dhe i sigurtë do të lehtësojë shumë bashkëpunimin tonë duke i dhënë të gjitha sigurimet e nevojshme çdo pale të përfshirë në proces.

Në vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të ardhurat që bëni nga aplikacioni dhe platforma Rentout janë të tatueshme dhe ju keni përgjegjës për deklarimin e fitimeve tuaja në kohën e duhur. Rentout nuk është as një institucion financiar dhe as një ekip profesional tatimor, prandaj ne nuk jemi në gjendje t’ju ofrojmë këshilla tatimore për secilin nga ju. Megjithatë, nëse jeni të paqartë dhe doni t’i zgjidhni këto çështje, ju inkurajojmë të konsultoheni me ekspertët tatimorë ose partnerët tanë tatimorë si RSM Albania, RSM Kosova dhe RSM Maqedonia e Veriut.

Po, partnerët ndërkombëtarë të Rentout dhe ekipi ynë mbështetës verifikojnë identitetin e secilit përdorues. Ky proces verifikimi bëhet online, zakonisht brenda sekondave ose, në varësi të rastit, brenda 24 orëve. Ne sigurohemi që Qiradhënësit e automjeteve të nënshkruajnë online një marrdhënie juridike të vlefshme me Klientët e tyre, duke kryer një proces verifikimi dokumentash online për cdo përdorues. Ky proces për verifikimin e kartave të identitetit apo lejeve të drejtimit, kryhet nga platforma ndërkombëtare të specializuara që kanë partneritet me Rentout. Pas këtij verifikimi nga partënerët tanë ndërkombëtar, këto dokumente verifikohen edhe nga stafi i Rentout, duke mundësuar një verifikim 100% të dokumentave online.

Po, Qiradhënësit mund të përfitojnë nga shumë shërbime GPS dhe Telematike të ofruara nga Rentout. Ato mund të lexojnë dhe shikojnë aktivitetin e tyre të automjetit nga aplikacioni ynë celular. Për të mbrojtur makinat e Qiradhënësve tanë, ne jemi përkushtuar të ofrojmë shumë shërbime përmes platformës sonë duke instaluar disa produkte të teknologjisë së lartë në automjetet tuaja.

Për këto shërbime, është e rëndësishme të kuptoni se ne do t’i mbledhim këto të dhëna dhe do të mbrojmë rreptësisht dërgimin e çdo pjesë të informacionit në serverët tanë europianë dhe sipas politikave tona strikte. Kur ju nuk keni asnjë udhëtim të rezervuar dhe nëse nuk dëshironi të transferoni ndonjë nga këto të dhëna në serverët tanë, do të keni një opsion privatësie për të ruajtur privatësinë tuaj dhe ne nuk do t’i transferojmë këto të dhëna në serverët tanë apo nuk do të kemi dijeni për të dhënat mbi automjetin tuaj.

Në varësi të abonimit që ju zgjidhni, platforma jonë dhe produktet e instaluara do të lexojnë çdo të dhënë për makinën tuaj ose do të marrin shumë raporte për:
• Nivelin dhe konsumin e karburantit;
• Nivelin e baterisë së automjetit elektrik;
• Përcakimin e kufirit nga ju, deri ku Klienti juaj mund të udhëtojë me automjetin tuaj;
• Statusin e hapjes dhe mbylljes së dyerve;
• Pozicioni i saktë gjurmues në hartë;
• Shpejtësinë e automjetit;
•  Kilometrat e udhëtuar;
• Drejtimi i nxituar i automjetit;
• Xhirot e motorit (RPM);
• Statusi i rripit të sigurimit;
• Njoftimet e alarmit;

Nëse hostët tanë do të kërkojnë shërbime të tjera plus, si kontrolli i plotë i automjetit të tyre nëpërmjet aplikacionit tonë, ne do të ofrojmë 8 shërbime të tjera kontrolluese në distancë të automjetit tuaj, si :

• Hapja / Mbyllja e dyerve të makinës
• Bllokimi / zhbllokimi i naftës dhe benzinës  në motorin e automjetit
• Ndizja / Fikja e sinjaleve të urgjencës
• Rënia e borisë së automjetit
• Hapja e bagazhit të automjetit

Nëpërmjet këtyre shërbimeve, Qiradhënësit tanë, mund t’u ofrojnë shoferëve/klientëve të tyre mundësinë për të kyçur/zhbllokuar makinën e tyre duke përdorur aplikacionin tonë celular, pa qënë nevoja të jenë prezent.

Nëse do t’ju duhen shumë më tepër Megabajt për të lexuar plotësisht me shpejtësi reale gjatë gjithë kohës, do të keni edhe atë mundësi abonimi nëpërmjet platformës tonë.

Për të përfituar nga këto shërbime, të paktën 1, 2 ose 3 pajisje do të duhen të instalohen në automjetin tuaj nga stafi ynë teknik dhe për këto shërbime, do të keni mundësinë të bëni kërkesë përmes aplikacionit tonë për të rezervuar instalimin e pajisjeve përkatëse. Më pas ne do t’ju kontaktojmë dhe do të vijmë në ambientet tuaja ose do t’ju ftojmë të sillni automjetin tuaj në ambientet e shërbimit të partnerëve tanë. Nëse ju keni pajisjet tuaja GPS, ne ju mundësojmë konfigurimin dhe përdorimin e tyre nëpërmjet aplikacionit tonë falas.

Për të pajisur automjetin tuaj të parë me pajisjet nga kompania jonë, ne ofrojmë 1 muaj abonim dhe shërbimin e instalimit falas. Nëse shërbimet e kërkuara të abonimit janë për 10 automjete ose më shumë, do të keni 6 muaj abonim dhe shërbimin e instalimit falas.

Rentout ka marr përsipër dhe kapërcyer sfida që të tjerët i konsiderojnë të pamundura.

Ekipi ynë mbështetës është aty për ju 24/7, ne do t’i përgjigjemi çdo pyetjeje dhe kërkesës tuaj brenda 24 orëve. Platforma dhe aplikacionet tona celulare janë gjithashtu të koduara për t’ju mbështetur në çdo hap, me pika informacioni, opsione mbështetëse dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga ekipi ynë. Ne jemi aty për t’ju mbështetur në biznesin tuaj të ri dhe fitimprurës 24/7.

Rrisni të ardhurat tuaja... Bëhu një Rentout Host!

“Zhbllokoni potencialin e makinës suaj, pritni me ne dhe fitoni”